Uran Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë: Beteja për të vërtetën e Kosovës vazhdon
26 nëntor 2026
| 23:17
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka vizituar në Hagë ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, në prag të Festës së Flamurit.
Përmes një postimi, Ismaili ka bërë të ditur se gjatë vizitës kanë diskutuar për përgatitjet për fazën e apelit dhe hapat e ardhshëm në procesin gjyqësor.
Ai ka thënë se Veselin e ka gjetur të fortë dhe me moral të lartë, duke theksuar se vëmendja e tyre është e përqendruar te apeli.
Ismaili ka bërë thirrje për angazhim dhe unitet shoqëror në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi historike.



