Rezervat shtetërore, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit

27 nëntor 2026 | 08:42

Sot mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe të akuzuarve të tjerë në rastin e rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale e ngriti aktakuzën lidhur me rastin më 11 nëntor 2025, duke pretenduar se gjatë shkurtit dhe marsit të vitit 2022, të akuzuarit keqpërdorën detyrat zyrtare gjatë kontraktimit për furnizimin me mallra të rezervave shtetërore.

Sipas aktakuzës, dëmi i shkaktuar buxhetit të Kosovës kap vlerën prej 2 milionë e 912 mijë e 134 euro e 78 centë.

Më 13 nëntor, Gjykata e Apelit refuzoi si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve dhe vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke i hapur rrugë vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e…