Parashikimi i motit për sot

27 nëntor 2026 | 08:44

Moti gjatë ditës së premte pritet të karakterizohet me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të shkurtra me diell.

Sipas parashikimeve meteorologjike, herë pas here priten reshje lokale shiu, të cilat në disa momente mund të shoqërohen edhe me rrebeshe.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 7 deri në 35 km/h.

Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 11 deri në 13 gradë Celsius.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres së Industrisë,…