Presidentja Shiroka Pula: FSK-ja është simbol i lirisë dhe i vendosmërisë për ta mbrojtur shtetin

27 nëntor 2026 | 08:58

Presidentja e Kosovës, Shiroka Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me rastin e 27 Nëntorit – Ditës së Forcës.

Në mesazhin e saj, ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë burrat dhe gratë me uniformë, të cilët i shërbejnë mbrojtjes së lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Presidentja ka theksuar se Ushtria e Kosovës mishëron aspiratën e brezave për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të sigurt, duke rikujtuar se ajo është ndërtuar mbi sakrificën e popullit dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në cilësinë e Presidentes dhe Komandantes Supreme, Shiroka Pula ka ritheksuar përkushtimin për forcimin e ushtrisë, avancimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe mbështetjen e pjesëtarëve të saj.

Ajo gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë strategjikë, me synimin për ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve të NATO-s.

Në mesazhin e saj, presidentja ka përkujtuar edhe Komandantin Legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si burim frymëzimi dhe përgjegjësie.

“Liria që trashëguam është amanet. Mbrojtja e saj është detyrë. Shërbimi ndaj atdheut është misioni ynë i përbashkët”, ka shkruar Shiroka Pula, duke uruar 27 Nëntorin – Ditën e Forcës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i hapë sot dyert…