Futbolli islandez në zi, ndërron jetë ish-portieri i kombëtares në moshën 37-vjeçare
27 nëntor 2026
| 14:46
Futbolli islandez është tronditur nga lajmi për vdekjen e ish-portierit të kombëtares, Ingvar Jonsson, i cili ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare, pas një beteje me kancerin.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij, “Víkingur Reykjavik”, dhe Federata Islandeze e Futbollit. Jonsson ishte diagnostikuar me sëmundjen në maj të këtij viti.
Gjatë karrierës, ai ka zhvilluar tetë ndeshje me kombëtaren islandeze dhe ka qenë pjesë e skuadrës historike që mori pjesë në Euro 2016, ku Islanda arriti deri në çerekfinale.
Jonsson ka fituar pesë tituj kampioni të Islandës, ndërsa ka luajtur edhe në Norvegji dhe Danimarkë.
Ai lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët.



