LAMTUMIRË STROB TALLBOT, KOSOVA DHE KOMBI SHQIPTAR, DUHET TA ULË NË GJYSËM SHTIZË FLAMURIN PËR VDEKJEN TËNDE

27 nëntor 2026 | 14:33


Ismet Sylejmani

Është ndarë nga jeta Zëvendësi i Sekretares Amerikane Madeline Albrigcht, Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit – STROB TALLBOTT

Informacionet dhe e vërteta e madhe historike, na mësojnë se Zv. Sekretari Amerikan i Shtetit të SHBA-ve Strobe Talbott, ka qenë njëri ndër këmbëngulesit kryesor, që asgjë e aparatit pushtues represiv, dhunues e gjenocidal serb, të mos mbetet në teritorin e Kosovës së lirë e të çliruar nga Amerika!

c) “…nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës,
civilë të armatosur,
paramilitarë,
forcat ajrore,
garda kombëtare,
policia kufitare,
rezervistët,
policia ushtarake,
shërbimet informative,
MUP-i,
policia lokale,
speciale,
antirebeliste,
antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar nga KFOR-i…”!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, ishte përmbyllja e ëndrrës shekullore të qindra dhe mijëra gjeneratave heroike, atdhetare dhe patriotike të popullit shqiptar!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është homazhi ynë me nderim e qetësi të perjetshme oqeanike, ndaj Mikut e Aleatit tonë të madh e historik, sepse aty nderimi Yt për të gjithë Dëshmorët, Heronjtë, Martirët, Invalidët e luftës së armatosur e çlirimtare të UÇK-së, ish – të burgosurit politik, veprimtar e aktivistë të panumërt kombëtar, u bë realitet faktik, është vula Jote historike!

LAMTUMIRË e faleminderit i dashur dhe shumë i nderuar i pavdekshëm Zëvendës Skretar Amerikan i Shtetit Strobe Talbott!

Populli shqiptar i Kosovës, do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë mikut të tij të madh, Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve, Zevendësit të Sekretares Amerikane të Shtwtit Madeline Albrigcht, për rrolin dhe qendrimin e pathyeshëm dhe historik, përballë negociatorëve xhelat e krimibel serb, në arritjen përfundimtare e finale të Marrveshjes historike ushtarako-teknike të Kumanovës!

Nga zemra e madhe e popullit shqiptar, buron pashterrshëm, e do te burojë në shekuj falenderimi për Ty i pavdekshëm e për Ameriken Tënde të përjetshme, për Amerikën e madhe dhe legjendare, që bashkë na e bëtë të mundur, që gjithëçka pushtuese serbe që ishte në Kosovë, të largohej me fshesë, njëherë e përgjithmonë nga Kosova jonë e dashur dhe e shtrenjtë, për të mos u kthyer kurrë më!

Ngushëlime familjes së Strob Talbott!
Ngushëllime Amerikës!
Ngushëlime Kosovës dhe Kombit shqiptar!
🇺🇸🙏

Ish – Zëdhënës i ZOK të UÇK-së,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 27 Nëntor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Krishtlindjet janë ndër periudhat më të veçanta të vitit, kur…