Arbëria e Re nga Fushë Kosova bëhet pjesë e Pro Ligës
27 nëntor 2026
| 16:31
Skuadra e Arbërisë së Re nga Fushë Kosova do të jetë pjesë e Pro Ligës edhe në edicionin e dytë të kësaj gare.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku organizatorët e Pro Ligës kanë shprehur kënaqësinë për përfshirjen e kësaj skuadre, duke i uruar suksese dhe një edicion sa më të mbarë.
“Me krenari dhe entuziazëm ju njoftojmë se Arbëria e Re nga Fushë Kosova do të jetë pjesë e Pro Ligës për edicionin e dytë”, është thënë në njoftim.
Po ashtu, organizatorët kanë mirëpritur skuadrën në mesin e pjesëmarrësve, duke shprehur besimin për një edicion të suksesshëm.
Arbëria e Re do të përfaqësojë Fushë Kosovën në këtë garë, duke synuar të japë kontributin e saj në zhvillimin e futbollit.



