Pamje të dhunshme në Marsejë: Tifozët vendas sulmojnë ata të Levski Sofjes, dhunohet edhe një grua

27 nëntor 2026 | 19:55

Tensione dhe skena dhune janë regjistruar në Marsejë, ku tifozët vendas janë përplasur fizikisht me mbështetësit e skuadrës bullgare Levski Sofia, para përballjes mes dy ekipeve në Europa League.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Velodrome”, ku situata ka degraduar në konfrontime fizike, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë. Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, bie në sy edhe një moment kur tifozët bullgarë përpiqen të mbrojnë një grua nga sulmi, por ajo përfundon mes goditjeve të agresorëve.

Pas incidentit ka reaguar drejtori ekzekutiv i Levski Sofjes, Daniel Borimirov, i cili ka kërkuar që UEFA të marrë masa dhe të mos lejojë zhvillimin e ndeshjeve të tjera në stadiumin “Velodrome”, nëse nuk garantohen kushtet e sigurisë.

Sipas tij, futbolli duhet të jetë një burim argëtimi dhe kënaqësie, e jo një arenë dhune. Ndërkohë, UEFA ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa Marseille mund të përballet me sanksione të rënda disiplinore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit…