Përditësohet marrëveshja Kosovë-Itali për patentë-shoferët, ndryshimet hyjnë në fuqi në janar 2027

27 nëntor 2026 | 20:27

Ambasada e Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë njoftuar për përmbylljen e procedurave për përditësimin e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve.

Ky përditësim mundëson përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024, tha ambasada.

“Ndryshimet e dakorduara do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, duke lehtësuar procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët tanë që jetojnë në Itali.Ky është një zhvillim i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe në përmirësimin e shërbimeve për diasporën tonë”, thuhet në njoftim.

Kosova dhe Italia e kishin dakorduar këtë marrëveshje më 2025 ku nga atëherë qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë u njihen patentë shoferët në të dyja shtetet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të…