Garip Sahiti zgjidhet nënkryetar i Komunës së Shtërpcës

28 nëntor 2026 | 07:49

Zgjedhja e Garip Sahitit në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Shtërpcës shënon një zhvillim të rëndësishëm në përfaqësimin politik dhe institucional të komunitetit shqiptar në këtë komunë.

Sahiti, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2025 ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Shtërpcës, tashmë merr një përgjegjësi të re në kuadër të qeverisjes lokale, duke u emëruar në pozitën e nënkryetarit të komunës.

Kuvendi Komunal i Shtërpcës përbëhet nga gjithsej 19 anëtarë, prej të cilëve 14 janë nga komuniteti serb dhe pesë nga komuniteti shqiptar.

Sa i përket përfaqësimit politik të anëtarëve shqiptarë në Kuvendin Komunal, dy ulëse i takojnë PDK-së, një LDK-së, një Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa një ulëse përfaqësohet nga një kandidat i pavarur.

Emërimi i Sahitit në këtë pozitë pritet të jetë një mundësi e re për përfaqësimin dhe adresimin e çështjeve të komunitetit shqiptar në institucionet lokale të Shtërpcës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ndoshta ju kujtohet artistja e mrekullueshme Suzana Selimi, e cila…