Arianit dhe Agron Gojçaj sjellin “Kushtrim brezash”, një himn për traditën dhe identitetin shqiptar (video)

28 nëntor 2026 | 17:20

Një projekt i ri muzikor, me emocione, mesazh dhe frymë të fortë kombëtare, vjen nga dy të rinj shqiptarë nga Malësia e Madhe  Arianit dhe Agron Gojçaj prezantojnë këngën e tyre më të re, të titulluar “Kushtrim brezash”, një krijim që synon të përcjellë ndër breza vlerat, traditën, krenarinë dhe dashurinë për identitetin shqiptar.

Përmes këtij projekti, dy artistët e rinj dëshmojnë se pasioni për muzikën dhe përkushtimi ndaj kulturës shqiptare vazhdojnë të mbeten të gjalla edhe te gjeneratat e reja. “Kushtrim brezash” vjen si një thirrje simbolike për ruajtjen e rrënjëve, kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore, duke i dhënë zë një ndjenje që bashkon shqiptarët kudo që jetojnë.

Pjesë e rëndësishme e këtij realizimi është edhe bashkëpunimi me emra të njohur të muzikës. Teksti dhe muzika janë realizuar nga Fran Kodra, ndërsa orkestrimi mban firmën e Hysni Klinakut, duke i dhënë projektit një dimension të veçantë muzikor.

Arianit dhe Agron Gojçaj, me këtë paraqitje, sjellin një mesazh të bukur për fuqinë e brezit të ri shqiptar nga Mali i Zi: tradita nuk është vetëm trashëgimi e së kaluarës, por edhe përgjegjësi për ta ruajtur dhe përcjellë atë te brezat që vijnë.

“Kushtrim brezash” është më shumë se një këngë – është një mesazh krenarie, identiteti dhe vazhdimësie shqiptare!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…