“Në jetën e kaluar kam qenë shqiptar”, Max Amini befason me deklaratën për shqiptarët
Komediani i njohur amerikano-iranian, Max Amini, ka shprehur edhe një herë simpatinë e tij për shqiptarët, teksa po zhvillon disa shfaqje humori në Shqipëri, ku interesimi i publikut ka qenë jashtëzakonisht i madh.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Amini bëri një deklaratë që ngjalli të qeshura, duke thënë se beson se në jetën e tij të kaluar ka qenë shqiptar.
“Mendoj se në jetën time të kaluar kam qenë shqiptar. Shiko edhe si na përputhen gjërat, më rastis që shfaqja ime në Shqipëri të jetë në ditën tuaj të Flamurit. Nuk e menduam kurrë se do të kishim 16 mijë bileta të shitura”, u shpreh ai.
Amini njihet për batutat dhe komentet e tij për shqiptarët, të cilët shpesh i përshkruan si njerëz sypatrembur, të dashur, energjikë dhe ndonjëherë paksa të ngutshëm.



