Vetëvendosje për mesazhet e publikuara: Janë të montuara

13 dhjetor 2017 | 07:33

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për disa mesazhe të publikuara, duke thënë se janë të montuara.

Në rrjetet sociale të martën mbrëma kanë qarkulluar në media disa mesazhe në “biber” ndërmjet Dardan Molliqajt, Dukagjin Goranit, Faton Topallit dhe Dardan Sejdiut.

Më poshtë reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Para pak çastesh, në portalin “Kosova Post” është publikuar një foto që pretendon se janë bisedat private të nënkryetarit e deputetit Dardan Sejdiu dhe deputetëve Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli.

Lëvizja VETËVENDOSJE! demanton këtë lajm. Asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të vërteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston. Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme. Çdo tentim përmes rasteve të montuara dhe shpifjeve, t’i dëmtojë deputetët e saj, është duke u përpjekur ta dëmtojë Lëvizjen. Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër tentimet e kujtdo qofshin ato për të njollosur deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Lëvizjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresisti amerikan, Elliot Engel ka shprehur shqetësimin për mungesën e…