Për 24 orë, më shumë se 200 persona kërkuan ndihmë në Emergjencë

15 janar 2019 | 09:41

233 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore gjatë 24 orëve në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  43 prej tyre janë trajtuar në dhomën e reanimimit, raporton “Epoka e re”.

Brenda kësaj periudhe kohore, kishte 38 raste kirurgjike, 78 raste internistike dhe 61 raste ishin në dhomën ortopedike.

21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në komunikacion. 

Për trajtim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 28 pacientë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë…