Barcelona nuk gabon ndaj Leganesit

20 janar 2019 | 22:48

Barcelona iu afrua shumë një hapi fals ndaj modestëve të Leganesit, por në fund katalanasit rregulluan gjithçka. Një fitore e vuajtur me rezultatin 2-1 ndaj Leganesit, por në luftën për titull kanë rëndësi vetëm pikët.

Trajneri Valverde hodhi në fushë një formacion me rotacione të shumta, ku më së shumti binte në sy mungesa e Messit. Gjithsesi, katalanasit gjetën golin të parët me francezin Dembele, i cili vazhdon serinë e paraqitjeve të mira.

Leganes befason gjatë fillimit të pjesës së dytë me danezin Braithueit, i cili çon shifrat në 1-1. Valverde vepron dhe fund të fushë Messin. “Pleshti” është vendimtar në golin e dytë të Barcelonës, pasi një goditje e tij nga distanca, nuk pastrohet siç duhet nga portieri i kundërshtarëve dhe më pas Suarez, i vëmendshëm si përherë, e ka fare të thjeshtë të shtyjë topin.

Gjithsesi, Messi nuk kishte si të mos e gjente dhe ai vetë golin. Pas një kombinimi me Jordi Albën, argjentinasi tregon se është i rrezikshëm dhe me këmbën e dobët dhe çon rezultatin në 3-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Komuna e Hanit të Elezit u ka kërkuar mësimdhënësve…