Pjesëtari i FSK-së që dyshohet se abuzoi seksualisht 15-vjeçaren është i komunitetit serb

08 shkurt 2019 | 21:53

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar për arrestimin e një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me inicialet M.S.

Ky pjesëtar dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës 15-vjeçare.

Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se pjesëtari i FSK-së, me inicialet M.S, është nga radhët e komunitetit serb.

Po ashtu edhe vajza e keqpërdorur seksualisht e moshës 15-vjeçare i përket komunitetit serb.

Këtij pjesëtari të FSK-së i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë…