Ky është mesazhi i Limajt për 11-vjetorin e Pavarësisë

17 shkurt 2019 | 10:56

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Limaj ka thënë se pavarësia e Kosovës është kurorëzim i përpjekjeve dhe përkushtimit të gjeneratave të tëra të popullit të Kosovës.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në faqen e Nismës në “Facebook”, ka thënë se Kosova tanimë po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë dhe se 11-vjetori i pavarësisë e gjen vendin me ushtri.

“Në këtë ditë të shënuar kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për ta realizuar këtë ëndërr. Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetar i vendi”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Shënimi i plotë i Limajt:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot bëhen 11 vjet nga shpallja e Pavarësie së Kosovës. Pavarësia e Kosovës është kurorëzim e përpjekjeve dhe përkushtimit të gjeneratave të tëra të popullit të Kosovës.
Në këtë ditë të shënuar kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për ta realizuar këtë ëndërr.
Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetar i vendit.
Kosova tanimë po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë. 11-vjetori i Pavarësisë e gjen vendin me Ushtri.
Në këto 11 vite kemi arritur suksese të mëdha, por jemi përballur edhe me shumë sfida të cilat i kemi kaluar bashkërisht me miqtë tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova do t’u jetë përherë falënderuese shteteve tona mike të cilat na ndihmuan në rrugëtimin drejt pavarësisë.
Të gjithë qytetarëve të Kosovës, urimet më të mira në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin shënimit të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti…