Hardeni mposht i vetëm Boston, Toronto dorëzohet në shtesë
Houstoni ka triumfuar 115-104 ndaj Bostonit në fushën e këtij të fundit, ndeshje e dominuar nga ekipi teksan. Një tjetër ndeshje e jashtëzakonshme e James Harden, që realizoi 42 pikë, mbështetur edhe nga Gordon me 32 pikë.
Për Celtics u dallua Irving me 24 pikë, i pambështetur sa duhet nga skuadra. Koha shtesë është fatale për Toronto, që u mund 112-107 nga Detroiti, takim me shumë emocione në fundin e tij. Griffin me 27 pikë ishte lider për Detroitin, ndërsa 35 pikët e Lowry për kanadezët mbetën për statistikë.
Oklahoma fiton në fund 99-95 ndaj Memphisit, ndeshje që dhuroi mjaft emocione, pasi të dyja ekipet dueluan për fitoren. Westbrook me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për Thunder, ndërsa 27 pikët e Bradley për miqtë mbetën për statistikë, raporton “Telesport”.
Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 128-107 New York-in, takim i dominuar nga kalifornianët, ku u dalluan Shamet me 21 pikë e Gallinari me 20. Atlanta, falë 28 pikëve të Alex Len mundi 123-118 Chicago, ndërsa Portlandi mposhti 118-108 Charlotte, ndeshje ku u dalluan Nukriq me 26 pikë e Lillard me 23.
Rezultatet
Charlotte – Portland 108-118
Boston – Houston 104-115
Chicago – Atlanta 118-123
Clippers – New York 128-107
Cleveland – Orlando 107-93
Detroit – Toronto 112-107
Washington – Minnesota 135-121
Oklahoma – Memphis 99-95