Policia arreston tre pjesëtarë të një grupi kriminal, sekuestron armë dhe barna

22 mars 2019 | 12:01

Policia e Kosovës ka ndërmarrë dje një operacion për arrestimin e disa personave, pjesëtarë të një grupi kriminal.

Drejtori i Departamentit për Krime Ekonomike, Bashkim Spahiu, ka thënë se nga ky operacion janë konfiskuar 99 copë armë të shkurta, sasi e madhe barnash, para dhe gjësende të tjera me vlerë.

“Me krijimin e dyshimit të arsyeshëm se veprimtaria kriminale është në veprim e sipër është bërë përcjellja e të dyshuarve. Dje hetuesit fillimisht e kanë ndalë një veturë të dyshimtë Audi A3 ku gjatë kontrollit është has në sasi barnash të dyshuara për kontrabandim. Në kuadër të hetimit janë përfshirë edhe drejtoria për krim të organizuar”, ka thënë Spahiu në konferencën e jashtëzakonshme, raporton “Klan Kosova”.

“Gjatë bastisjeve është arritur që të mblidhen prova tjera. Në një lokacion janë konfiskuar barna në mbi katër mijë paketime barna të një lloji, tre mijë e 12 paketime të një lloji tjetër, rreth tre mijë paketime të një lloji detergjenti dhe barna të ndryshme”, ka thënë Spahiu.

Spahiu ka njoftuar se bëhet fjalë për grup kriminal dhe përveç tre të arrestuarve deri më tani që janë dërguar në mbajtje, pritet që të arrestohen edhe pjesëtarë të tjerë të grupit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, mori pjesë…