Mitrovicë, arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘kanosje’

27 mars 2019 | 12:58

Një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’ është raportuar me datën 26 mars 2019 në Stacionin Policor në Mitrovicë.

“Sipas informacionit fillestar të pranuar nga ankuesi, thuhej se ishte kanosur nga një person i dyshuar i cili më pas ka ikur me veturë në drejtim të panjohur për ankuesin. Mbi bazën e të dhënave dhe të përshkrimit të veturës së të dyshuarit njësitet policore janë vënë në kërkim, ku kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. H., 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu është theksuar se të gjitha veprimet e ndërmarra policore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Venezuela sërish ka mbetur pa energji elektrike. Gjatë këtij muaji,…