Reçica: Për dy muaj janë mbyllur 40 vendpunishte

12 prill 2019 | 12:56

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka thënë se siguria dhe shëndeti në punë është sa i përket sektorit privat, është sfidë për institucionet e Kosovës.

“Vitin e kaluar kemi marr një sërë masash, kemi nxjerrë një sërë rregulloresh për shëndet dhe siguri në punë. Në muajin tetor dhe nëntor të vitit të kaluar kemi ndërmarr një fushatë inspektuese në sektorin e ndërtimit të lartë në disa qytete të Kosovës”,ka thënë  ai në përgjigje e tij parlamentare ndaj deputetes së PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj.

Sipas tij, vitin e kaluar është cilësuar shkalla më e lartë e ndërtimit, si në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan të gjitha vendpunishtet që nuk i kanë përmbushur standardet ju është ndërprerë puna.

“Kanë qenë mbi 100 vendpunishte që brenda javës ju është ndërprerë punës për shkak të mos zbatimit të kritereve për sigurinë në punë dhe të njëjtat mbi 80 për qind më pas kanë plotësuar kriteret minimale”, ka thënë Recica, duke shtuar se të njëjtën gjë janë duke e bërë dhe këtë vit. “Deri më tani në disa qytete të Kosovës, vetëm në këta dy muajt e parë kur ka filluar sezona e ndërtimit, është ndërprerë puna në mbi 40 vendpunishte dhe të gjitha këto kanë një vendim nga Inspektorati për pezullim të punës së tyre deri në përmbushjen e kritereve”, u shpreh ai.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallën e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë, sot u hap…