Bekim Jashari: Lavdia u takon heronjve, ata janë krenaria jonë

15 prill 2019 | 16:25

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është mbajtur akademi përkujtimore për nder të 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të kombit: Afrim Gashi, Azem Zymeri, Bedri Deliu, Daut Dervishi, Driton Veliu, Fehmi Rama, Hajdin Feka, Hamdi Hasani, Brahim Nura, Rifat Qelaj dhe Besim Feka.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Jashari ka thënë se për këta dëshmorë që sot i kujtojnë, sikurse të gjithë dëshmorët tjerë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jeta nuk kishte kuptim pa lirinë e vendit.

Për këtë arsye, kryetari Jashari ka thënë se edhe të gjallët duhet t’i kujtojmë gjithnjë, dhe kurrë mos ta harrojnë të djeshmen e lavdishme. “Ne do të ecim përpara me kokën lartë dhe krenarë për historinë më të re të popullit shqiptar, të larë me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë. Do të ecim të bashkuar sikur në ditët e luftës, drejt zhvillimit të vendit, për ta bërë krenare Kosovën tonë, ku fëmijët tanë do të jetojnë në begati të plotë. Vetëm atëherë do të kemi arritur të përmbushin amanetin e dëshmorëve dhe të gjithë të tjerëve që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdia u takon heronjve. Ata janë krenaria jonë”, është shprehur Jashari.

Për dëshmorët dhe martirët që janë kujtuar në këtë akademi, kanë folur edhe historiani Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë së Republikës së Kosovës, si dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

/Epoka e re/

Image may contain: 16 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare…