Bekë Berisha kërkon llogari nga ministri për rekrutimin e ushtarëve të rinj të FSK-së

18 prill 2019 | 11:37

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar lidhur me procesin e rekrutimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai ka thënë se ka marrë dhjetëra mesazhe nga djem e vajza të cilët nuk janë pranuar, por që sipas tyre i kanë plotësuar kushtet për t’u bërë ushtarë të Kosovës.

“Ministër Rrustem Berisha pres që të deklarohesh çka ka ndodhur në këtë konkurs dhe a ka qenë i drejtë, transparent dhe si janë rezultatet e vërteta”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Sot pranova dhjetëra thirrje telefonike dhe mesazhe zhgënjyese të kandidateve për ushtarë në FSK, djem e vajza të Kosovës të bindur që kanë kaluar testimet fizike dhe psiqike me 100 %, por që nuk janë zgjedhur.

Të njëjtat mesazhe të zhgënjimit kam pranuar edhe në përzgjedhjen për polici dhe kam pas fakte që përzgjedhjet aty kanë qenë të dyshimta, por nuk reagova për shkak se nuk isha i sigurt dhe nuk doja që të lëndoja konkursin institucionin por as të përzgjedhurit.

Ministër Rrustem Berisha pres që të deklarohesh çka ka ndodhur në këtë konkurs dhe a ka qenë i drejtë, transparent dhe si janë rezultatet e vërteta.

Po ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për konkursin në polici.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Bayern Munchenit dhe Kombëtares së Gjermanisë, Michael Ballack,…