Përmbyllet faza e fundit e zbatimit të vendimit për mbulimin e shpenzimit të varrimit në Skenderaj

24 prill 2019 | 13:54

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se kanë arritur si komunë të përmbyllin edhe fazën e fundit, për të nisur zbatimin e vendimit për mbulimin e shpenzimit të varrimit, në aspektin teknik, si dhe shërbimeve përcjellëse fetare për qytetarët e komunës së Skenderajt.

“Me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmi ef. Maksuti, kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit, që përveç tjerash liron të gjithë qytetarët nga shpenzimet e domosdoshme për rastet mortore. Edhe një sqarim rreth vendimit të qeverisjes sime, meqë ka pas debat, nëse ky vendim do të mbulojë edhe pagesën e anëtarësisë ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame. Vendimi që kemi marrë nuk i liron qytetarët nga përgjegjësia e tyre për pagesën e anëtarësisë”, ka thënë Bekim Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar…