KEDS-i: Konsumatorëve në Drenas pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt
KEDS-i nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një prishje e kabllove nëntokësore në qytetin e Drenasit.
Kjo ka bërë që rreth 1 100 konsumatorë të qendrës së këtij qyteti të mbesin pa energji elektrike.
“Ekipet e KEDS kanë dalë menjëherë në terren dhe i janë përveshur punës për sanimin e saj. Por, pasi prishja ishte në kabllot nëntokësore, atëherë si gjetja e lokacionit të saktë të prishjes, ashtu edhe sanimi i saj marrin kohë më të gjatë se zakonisht. Sidoqoftë, konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt, pasi sanimi i prishjes është në përfundim e sipër”, është thënë në komunikatën e KEDS-it.
KEDS-i ka falënderuar konsumatorët e afektuar për mirëkuptim duke i siguruar se po bën maksimumin për të ofruar shërbime sa më kualitative.
/Epoka e re/