Kryetari i Trepçës ‘89 kërkon të dënohet Drita

17 maj 2019 | 16:32

Kryetari i skuadrës së Trepçës ’89, Abedin Zeka është shumë i sigurt se lojtari i Dritës, Ardit Mustafa nuk ka pasur të drejtë loje në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Zeka ka kërkuar nga Komisioni i Garave dënim ndaj Dritës, sipas nenit 56 të Garave të FFK-së.

“Drita për interesa të veta e ka inkuadruar një lojtar të vitit 2001 në ndeshje. Lojtari në fjalë nuk ka qenë i licencuar për gara të Superligës. Ai nuk figuron në listën e Dritës të paraqitur për licencim. Ankesën e kemi bërë të enjten në ora 16:25. Ne jemi të sigurt për atë lojtar dhe besojmë se organet e drejtësisë do ta dënojnë Dritën me heqjen e 9 pikëve. Nëse kjo nuk ndodh ne do të ankohemi në instancat më të larta të UEFA-s”, ka deklaruar Zeka për “Olle”.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Serbisë, më 27 maj, do të mbajë një…