Ja favoritët për ‘Topin e Artë’

24 maj 2019 | 16:14

Dilema e madhe e fituesit të “Topi i Artë” do prekë të gjithë votuesit për këtë çmim që do të jepet në dhjetor të vitit 2019.

Padyshim që në krye të listës për ta fituar qëndron Lionel Messi, por eliminimi nga Champions League në gjysmëfinale nga Liverpool e zbehu pak shkëlqimin e tij këtë sezon me 36 golat e shënuar.

Gjithsesi kompania e basteve “Oddscheker” ka përgatitur një listë me favoritët për ta fituar këtë çmim individual. Në krye me koeficientin më të ulët qëndron Messi, i ndjekur nga tre lojtarë të Liverpool, Virgil van Dijk, Sadio Mane dhe Mohamed Salah, raporton “Telesport”. Sipas koeficienteve të kësaj kompanie Cristiano Ronaldo renditet në vend të pestë për të fituar këtë trofe, ndërsa pas tij vijnë Raheem Sterling i Manchester City dhe Kylian Mbappe i PSG-së.

Ndërkohë që kohë më parë Tim Cahill deklaroi se sulmuesi portugez e meriton të fitojë këtë vlerësim për impaktin që ka pasur kalimi i tij tek Juventus dhe atë që ai po tregon në moshën 34-vjeçare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa për herë të parë pas…