Atalanta e Interi në Ligën e Kampionëve, Milani në Ligën e Evropës

27 maj 2019 | 00:39

Ka përfunduar sezoni në Serie A dhe janë mësuar emrat e dy skuadrave të fundit që kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Pos Juventusit e Napolit, Atalanta dhe Interi janë dy skuadrat tjera që do të luajnë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Në anën tjetër, Milani mbetet jashtë top-katërshes dhe do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Evropës.

Në xhiron e fundit dhe përcaktuese për top-katërshe, të tri ekipet fituan ndaj kundërshtarëve.

Atalanta fitoi 3 me 1 ndaj Sassuolos, Interi ndaj Empolit 2 me 1, ndërsa Milani mundi Spalin 2 me 3. Në tabelë, Atalanta mbetet e treta me 69 pikë, aq sa ka edhe Interi si i katërti. Milani mbetet jashtë “Championsit” me 68 pikë.

Nga Serie A në Serie B ka rënë Empoli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), javën e ardhshme do…