Ky është kundërshtari i Prishtinës në Ligën e Evropës

11 qershor 2019 | 13:35

Pas Feronikelit, kundërshtarin për garat ndërkombëtare e ka mësuar edhe skuadra nënkampione e Kosovës, Prishtina.

Kundërshtari i Prishtinës në raundin paraeliminator është skuadra e tretë e kampionatit të Gjibraltarit, St Joseph’s. Ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 27 qershor në stadiumin e qytetit, kurse ndeshja e dytë më 4 korrik.

Prishtina edicionin e kaluar kishte mposhtur FC Europa po të Gjibraltarit, në ndeshjen e parë në Gjibraltar kishte luajtur 1-1, ndërsa në atë kthyese në Mitrovicë 5-0. FC Prishtinën në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës e ka përfaqësuar menaxherja për marketing, Shkenca Goçi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Feronikeli…