Ministrat e G7-s do të diskutojnë rreziqet e monedhës së ‘Facebook’-ut

17 korrik 2019 | 11:23

Ministrat e Financave të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, do të vendosin si prioritet të tyre, çështjen e monedhës digjitale të “Facebook”-ut, të quajtur Libra.

Ministrat e vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë, do të takohen gjatë kësaj jave në Francë.

Ata pritet të trajtojnë rreziqet që mund të paraqiten nga planet e “Facebook”-ut për të vënë në qarkullim monedhën digjitale.

“Linja e kuqe për ne është se Libra nuk duhet të transformohet në një monedhë sovrane”, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Kompania e mediave sociale “Facebook”, në muajin qershor, zbuloi planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.

“Facebook”-u ka njoftuar se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve “WhatsApp”. (rel)

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia bullgare ka arrestuar një të dyshuar për sulmin kibernetik…