Shukri Buja ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale

23 korrik 2019 | 16:11

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja është intervistuar nga prokurorë të Dhomave të Specilizuara në Hagë.

Burime të “Epokës së re” kanë thënë se Buja ka përfunduar intervistimin të martën dhe se nesër pritet të kthehet në Prishtinë.

Ai shihet pas intervistimit në fotografi me vëllaun Agush Bujën dhe mikun e idelave, Isuf Sherifin si dhe avokatët e tij.

Por ky burim nuk ka dhënë detaje më shumë se si ka vendosur që Buja që paraqitet para prokurorëve të Gjykatës Speciale, të mbrohet në heshtje apo është deklaruar para tyre për çka edhe është ftuar.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimes në momentin që ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale, ka thënë se ishte i ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se do të paraqitet pranë Dhomave të Specializuara.

Siç dihet marrja në pyetje e Bujës ka qenë e paraparë të mbahet më 17 korrik, por është shtyrë për datën 22 dhe 23 korrik.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar kryeministrin…