Nesër dorëzohet kontingjenti i 12 i padive për krimet e luftës në Gjakovë
Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës ka bërë me dije se nesër do të dorëzohet edhe kontingjenti i dymbëdhjetë i padive për krimet e serbëve të bëra gjatë periudhës së luftës në komunën e Gjakovës.
Përmes një komunikate për media, ky grup i shoqërisë civile në këtë komunë ka treguar se bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë, dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.
“Ju njoftojmë se nesër, me datë 01.08.2019, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, nesër do të dorëzojë kontingjentin e dymbëdhjetë (12) të padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte”, është thënë në komunikatën për medie.
Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.
/Epoka e re/