Barça bën ofertën finale për Neymarin

27 gusht 2019 | 15:02

Neymar është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, pasi ka vendosur të largohet nga PSG-ja dhe e ardhmja e tij nuk dihet akoma se ku do të jetë.

Një delegacion nga Barcelona është nisur drejt Parisit, për të bërë një ofertë përfundimtare për Neymarin. Oferta mendohet të jetë rreth 170 milionë euro, dhe në marrëveshje mund të futet edhe kartoni i Osman Dembele, për të cilin parisienët kanë shfaqur interes kohët e fundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo…