Rashica rikthehet ndaj Leipzigut

18 shtator 2019 | 09:22

Milot Rashica mungoi në tri ndeshjet e fundit të Werder Bremenit shkaku i një lëndimi muskulor, por do të kthehet në fushën e lojës të shtunën
për ndeshjen kundër Leipzigut.

Lajmin e ka bërë me dije drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.

“Miloti duket mirë. Ai duhet të jetë sërish në skuadër për ndeshjen në shtëpi kundër Leipzigut”, ka deklaruar Baumanni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përballje fantastike është zhvilluar të martën në Prishtinë ndërmjet kampionit…