Ismaili: Kosova po bëhet me qendër nacionale që trajton sulmet në tru

18 shtator 2019 | 13:20

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar punimet në Klinikën e Neurologjisë ku ka bërë me dije se për herë të parë Kosova po bëhet me një qendër e cila trajton sulmet në tru.

Me këtë rast, Ismaili ka thënë se kjo qendër, e cila po bëhet për herë të parë në Kosovë, do të jetë një nga projektet më të mëdha e cila do shpëtoj qytetarët tanë nga vdekja dhe paraliza.

Në këtë projekt janë investuar mbi 1.3 milion euro në pajisje dhe infrastrukturë. Kjo është qendra e parë në rajon e këtij lloji që ka të gjitha shërbimet e integruara.

Sulmet në tru janë shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve dhe shkaku i tretë kryesor i paralizës/EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur…