Ronaldo: Jam më i miri në historinë e futbollit botëror

19 shtator 2019 | 11:39

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nga shumë njerëz konsiderohen lojtarët më të mirë në botë për atë që kanë fituar në futboll. Diçka të tillë e pranon edhe vetë Ronaldo.

“Jam një nga lojtarët më të më të mirë në historinë e futbollit për atë që kam bërë dhe për atë që vazhdoj të bëj. Mendoj se jam më i miri në histori, pra numri 1, por nëse dikush tjetër është numri 1, atëherë unë jam i dyti. Nuk ka rëndësi. Messi? Ai është në historinë e futbollit. Mendoj se më duhet të fitoj 6, 7 ose 8 ‘Topa të Artë’ për të qenë sipër tij. Ai është një djalë dhe lojtar fantastik. Nuk jemi miq, por kemi ndarë këtë skenë për 15 vjet. Kemi një marrëdhënie të mirë. Ai më shtyu të bëhem një lojtar më i mirë, pasi unë e kam nxitur atë gjithashtu të bëhet një lojtar më i mirë”, ka thënë Ronaldo.

Portugezi edhe në moshën 34-vjeçare vazhdon të vendosë rekorde të ndryshme: “Unë nuk i ndjek rekordet, ato më ndjekin mua. Unë kam qëllim vetëm të fitoj dhe nuk mendoj se është diçka e keqe. Kjo më motivon. Nëse nuk jeni i motivuar, është më mirë të ndaleni”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. ass. dr. Sabri Kiçmari 4.2. Pranimi i Kosovës në…