Nënshkruhet deklarata për bashkëpunim në fushën e edukimit dhe trajnimit policor

22 tetor 2019 | 11:47

Në Policinë e Kosovës po qëndron për vizitë disa ditore një delegacion nga Universiteti Policor Shtetëror i Brandenburgut të Gjermanisë.

Delegacioni i udhëhequr nga Rainer Grieger, president i Universitetit të Policisë së shtetit në Brandenburg, është pritur sot në takim zyrtar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Rashit Qalaj.

Sipas njoftimit të policisë, në këtë takim janë diskutuar tema të rëndësishme me interes të përbashkët, që kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e cila do të përfshijë çështje të identifikuara bashkërisht të interesit të përbashkët dhe do të vazhdojnë tutje për të forcuar bashkëpunimin midis dy institucioneve në fushën e edukimit dhe trajnimit policor.

Gepostet von Kosovo Police am Dienstag, 22. Oktober 2019

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj është…