Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

29 tetor 2019 | 15:48

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PAZP-së.

“Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës. Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e LV-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën janë hapur dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin…