Aksident në rrugën Ferizaj-Lipjan, humb jetën një person

09 nëntor 2019 | 11:57

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 21-vjeçare, kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Golf, me inicialet V.O. 26 vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit.

Në këtë aksident, pasagjerja A.A.21 vjeçare ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë, ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 02:00 të  mëngjesit ka ndodhur një përleshje…