Përkrahen me grante bujqit lipjanas

13 nëntor 2019 | 15:45

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity të mërkurën kanë bërë shpërndarjen të disa granteve, ku përgjatë vitit 2019 vetëm nga kjo organizatë janë shpërndarë 74 granteve ku ka participuar edhe kjo komunë, siç janë sera bujqësore, motokultivatorë, tufë delesh, shoqëri bletësh, dhe artikuj ushqimor në dyqane.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka falënderuar organizatën Qatar Charity dhe drejtorin e saj, Mahmoud Abbas Shaker të cilën përgjatë këtij viti ka dhënë shumë grante në këtë komunë, duke thënë se komuna mirëpret bashkëpunime të tilla edhe gjatë vitit të ardhshëm, sepse ka nevojë për investime në bujqësi.

Ndërsa Mahmoud Abbas Shaker është shprehur mirënjohës ndaj kryetarit Ahmeti dhe duke falënderuar për bashkëpunimin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në…