Shiten për pak minuta biletat për ndeshjen Kosovë – Angli

15 nëntor 2019 | 22:09

Brenda pak minutash janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e së dielës ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Bileta ka pasur në dispozicion vetëm për pjesën jugore pasi që për pjesët e tjera duket se ishin shitur më herët.

FFK-ja sot kishte paralajmëruar se biletat do të dilnin në shitje në ora 21:30, e ato janë shitur për pak minuta. Në secilën pjesë të tribunave numri i shitjes së biletave ka shkuar në zero, që nënkupton shitjen e të gjitha biletave.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu sikurse Përfaqësuesja A edhe U21-shat kanë pësuar humbje. “Dardanët”…