Akrepi terrorizon pasagjerët e një avioni

10 dhjetor 2019 | 11:07

Një fluturim me avion në ShBA është kthyer si një skenë filmi hollywoodian pasi një prej pasagjereve u pickua nga një akrep. Gruaja u transportua menjëherë në spital pasi avioni u ul në destinacion.

Nga ajo çfarë raportohet, pasagjerja ndjeu një pickim në këmbë dhe më pas u ngrit dhe shkoi në tualetin e avionit. Ajo pa në pasqyrë një akrep që ishte në pantallonat e saj.

Akrepin më pas e kapën pjesëtarët e ekuipazhit dhe e vendosën në një kuti.

Në një deklaratë, kompania e fluturimit tha se u vendos menjëherë shërbimi mjekësor në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë pasagjeres, por nuk bëri me dije se si arriti akrepi të hipte në bordin e avionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LULZIM SAHITI Eshaloni i UÇK-së në luftë me forcat armike…