Vazhdon asfaltimi i parkingjeve në Skenderaj

18 dhjetor 2019 | 15:40

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se është duke vazhduar projekti infrastrukturor në këtë komunë për asfaltimin e parkingjeve brenda zonës urbane në qytet.

“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore është duke vazhduar projekti për asfaltimin e parkingjeve brenda zonës urbane në qytet. Banorët që jetojnë në këto banesa, tashmë do të kenë qasje infrastrukturore më të mirë dhe më moderne në këtë zonë urbanistike”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga…