Papa Francesku thirrje SHBA-së dhe Iranit: Shmangni konfliktin

09 janar 2020 | 14:12

Pas sulmit amerikan që vrau gjeneral iranian dhe sulmit raketor të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak, Papa Francescu ka mbledhur trupin diplomatik të akredituar në Vatikan dhe ka përsëritur thirrjen e tij ndaj SHBA dhe Iranit për dialog dhe vetëkontroll

“Veçanërisht shqetësuese janë sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni, pas ngritjes së tensionit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe i cili rrezikon para së gjithash një konflikt në shkallë më të gjerë i cili duhet shmangur me çdo kusht. Unë iu bëj thirrje të gjitha palëve për të shmangur një rritje të përplasjes dhe për të mbajtur gjallë dialogut dhe vetë-kontrollin, në respekt të plotë të ligjshmërisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Papa Francesku.

Ai ka përmendur edhe armët bërthamore. “Jo vetëm që krijojnë një atmosferë frike, mosbesimi dhe armiqësie, por ato shkatërrojnë edhe shpresën”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Houstonit e mposhti me rezultat 122-115 Atlantan. James…