Ky është shefi i ri i EULEX-it në Kosovë

23 janar 2020 | 14:52

Ambasadori Lars-Gunnar Wigemark ka marrë detyrën e shefit të ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ai e ka pasuar ambasadoren Alexandra Papadopoulou, një diplomate greke, e cila e ka përfunduar detyrën e saj si shefe të EULEX-it në korrik të vitit të kaluar.

“Me padurim po e pres këtë emërim të ri dhe sfidues. Unë do të angazhohem ashtu që EULEX-i të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për partnerët dhe miqtë e tij kosovarë, duke u ofruar kolegëve tanë të kamotshëm të sundimit të ligjit ndihmë konkrete, me kohë dhe të dobishme ashtu që ata të vazhdojnë të bëhen më të fuqishëm dhe më të zotë për ta vazhduar rrugëtimin e tyre në drejtimin evropian”, ka thënë Wigemarku.

Lars-Gunnar Wigemark është një diplomat suedez. Ai ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe përfaqësues special i BE-së në këtë shtet. Wigenmarku ka qenë edhe ambasador i BE-së në Pakistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka…