
Sot prezantohet përzgjedhësi Christos Marmarinos
14 shkurt 2020
| 10:54
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se sot (e premte) nga ora 14:00 në zyrat e FBK-së do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos.
“Në këtë konferencë do të publikohet lista e gjerë e Kosovës për dy ndeshjet parakualifikuese për Botërorin e vitit 2023”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Kosova më 20 shkurt do të ndeshet me Islandën në Prishtinë, kurse më 23 shkurt “Dardanët” janë mysafirë të Luksemburgut.
Në konferencë do të flasin edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe drejtori i përfaqësuesve, Granit Rugova.