Lekaj del në terren pas reshjeve të shiut

04 mars 2018 | 17:53

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka dalë në teren pas reshjeve të fundit të shiut në Kosovë.

Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se do t’i regjistrojnë të gjithë dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e shiut.

“Në inspektim të urës në Smolicë të Gjakovës, e cila ka nevojë për ndërhyrje. Do të regjistrojmë të gjitha dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë nga reshjet e shiut dhe vërshimet e shkaktuara nga këto reshje. Pikat që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente do të riparohen shumë shpejtë”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe…