118 raste me Covid 19 në Serbi

20 mars 2020 | 08:59

Në Serbi deri në orën 8.00 të datës 20 mars janë regjistruar gjithsej 118 raste të konfirmuara të Covid 19, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë e Serbisë në sajtin covid19.rs. Deri dje ishin 103 raste të konfirmuara. Prej raportimit të fundit deri në orën 8.00 të datës 20 mars 2020 janë testuar mostrat e 39 personave, prej të cilëve 15 dolën pozitivë e 24 negativë me koronavirus. Prej 15 rasteve të konfirmuara nga raportimi i fundit, pesë prej tyre janë hospitalizuar, kurse dhjetë kanë pasqyrën e lehtë klinike dhe gjenden në kushtet shtëpiake. Deri në orën 8 të 20 marsit, në laboratorin kombëtar të Institutit Torllak janë testuar gjithsej 545 persona të cilat i kanë plotësuar kriteret e definimit të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe nënkryetari i LDK-së, Imri…