Neymari do të rikthehet në Barcelonë

21 mars 2020 | 17:08

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, është i përkushtuar që të siguroj një rikthim te Barcelona për edicionin 2020\2021.

Futbollisti brazilian kishte kaluar te PSG-ja nga Barcelona për dëmshpërblim rekord prej 222 milionë euro, në vitin 2017. Në 12 muajt e fundit ka pasur vazhdimisht raportime për mundësinë që Neymar të kthehet te Barcelona.

Barcelona ishte e hapur për një kthim të tij në verën e kaluar, por refuzoi të paguaj 200 milionë euro sa kërkoj Parisi. Kështu 28-vjeçari mbeti në Francë.

Sipas Diario Sport, përfaqësuesit e Neymarit kanë udhëtuar për në Barcelonë për të konfirmuar se ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë që kërkohet për të siguruar një kthim në muajt e ardhshëm.

PSG-ja tani pritet të konsiderojë ofertat prej rreth 150 milionë euro. Neymar është i gatshëm për pagë më të vogël nëse largohet nga Ligue 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Kroaci kanë filluar të vendosin shtretër të spitaleve…