Covid-19/ Suedezët vijojnë jetën normalisht, kafenetë dhe restorantet plot

30 mars 2020 | 10:14

Në krahasim me gjithë Europën, Suedia ende jeton normalisht sot. Shkollat ​​fillore dhe kopshtet e fëmijëve vazhdojnë të punojnë, shumica e punonjësve shkojnë në punë ose punojnë nga shtëpia.
Të gjitha dyqanet janë të hapura, ashtu si transporti publik dhe shumica e aktiviteteve të hotelierisë dhe shërbimeve të tjera.

Të premten, megjithatë, kryeministri Stefan Löfven njoftoi se tubimet publike me më shumë se 50 pjesëmarrës nuk lejoheshin më, por kjo nuk vlente për tubimet e njerëzve në qendrat tregtare, transportin publik ose vendet e punës.

Deri në mbrëmjen e së shtunës, numri i të infektuarve ishte 3700 dhe të vdekur 110 dhe kjo ishte relativisht e lartë, por akoma jo afër situatës në Itali, ku numri i të vdekurve ka shkuar mbi 10,000. Koronavirusi arriti në Itali në të njëjtën ditë në fund të janarit, kur arriti edhe në Suedi.

Vendi nordik ka zgjedhur të veprojë me një strategji tjetër

Një urë 8 kilomtetra ndaj Suedinë me Danimarkën, por teksa rrugët e kryeqytetit danez janë zbrazur, jeta në qytetin e Malmos vazhdon zhurmshëm, ndërsa shtetet ndërmarrin qasje të ndryshme në përpjekje për të luftuar përhapjen e mëtejshme të coronavirusit. Danimarka ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në publik duke mbyllur shkollat, universitetet, kopshtet, restorantet, kafenetë, bibliotekat, kurse Suedia vazhdon të mbajë hapur çdo biznes.

Suedia ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 500 personave, teksa i ka detyruar restorantet që t’i shërbejnë vetëm klientëve të ulur. Përtej kësaj, autoritetet i kanë kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi nëse ndihen të sëmurë. Ndërkohë restorantet dhe shkollat qëndrojnë të hapura dhe rrugët janë plot njerëz.

Teksa Danimarka ka mbyllur kufijtë dhe gjithçka tjetër, Suedia ka ndjekur një qasje më të butë se shtetet e tjera sipas rekomandimeve të Agjencisë së Shëndetit Publik suedez, duke argumentuar se mbyllja e shkollave është një masë jo efektive dhe se shtrëngimet duhet të vijnë në kohën e duhur dhe në një kohëzgjatje sa më të ulët.

Suedia edhe pse me dyfishin e popullsisë së Danimarkës, ka rreth 3700 raste personash të infektuar dhe 110 vdekje, ndërkohë që në Danimarkë numërohen 2395 të infetkuar dhe 72 persona që kanë humbur jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një spital në qytetin verior gjerman të Wolfsburgut ka ndaluar…